Ndërlidhjet

De Biazi: Vendimi i UEFA-s i padrejtë


Simpatizueset e futbollistëve të Shqipërisë në Kosovë

Simpatizueset e futbollistëve të Shqipërisë në Kosovë

Federata e Futbollit e Shqipërisë do të ankohet ndaj vendimit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), që takimi i ndërprerë për Kampionatin Evropian të Futbollit 2016, ndërmjet Serbisë e Shqipërisë, të regjistrohet me rezultat 3:0 në të mirë të Serbisë.

“Vendimi i komisionit të UEFA-s nuk dha drejtësi”, e ka kritikuar vendimin kryetrajneri i Shqipërisë, Gianni De Biazi, dhe ka shtuar se “tri pikët i takojnë Shqipërisë dhe ato janë marrrë nga ne, meqë ne i merituam”, raporton AFP nga Tirana.

Organizata evropiane e futbollit, UEFA ka vendosur që ndeshja e ndërprerë ndërmjet Serbisë e Shqipërisë të regjistrohet me rezultat 3:0 për Serbinë, por njëherësh, Serbisë i janë marrë këto tri pikë nga tabela e kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Mëtutje, Federata e Futbollit e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë janë dënuar me nga 100 mijë franka zvicerane.

Federata e Futbollit e Serbisë është urdhëruar që dy ndeshje t’i luaj pa shikues.

XS
SM
MD
LG