Ndërlidhjet

Zgjatet paraburgimi i aktivistës Leyla Yunus


Aktivistja, Leyla Yunus

Aktivistja, Leyla Yunus

Është zgjatur paraburgimi i aktivistës për të drjetat e njeriut nga Azerbajxhani Leyla Yunus.

Avokati i saj Elcin Qanbarov, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Gjykata e Qarkut në Baku, ka vendosur sot që paraburgimi i Yunus të vazhdojë deri më 28 shtator.

Yunus 57 vjeçare, është aktiviste e shquar e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan. Ajo dhe burri i saj Arif Yunus 59 vjeç janë arrestuar njëri në korrik e tjetri në gusht me akuzën për spiunim, përfshirje në biznese ilegale dhe për falsifikim të dokumenteve.

Çifti insiston se akuzat ndaj tyre janë të motivuara politikisht.

Organizata për të drejta të njeriut, vazhdon të kërkojë lirimin e çiftit.

Ndryshe, sot, Koalicioni Ndërkombëtar për të Drejtat e Gruas, ka bërë të ditur se ka nominuar Yunus për çmimin Nobel 2015.

XS
SM
MD
LG