Ndërlidhjet

1.26 miliard dollarë për Ebolën


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord, sot, që të rrisin ndihmat për të luftuar virusin vdekjeprurës Ebola në Afrikën Perëndimore.

Ata janë pajtuar që shuma e ndihmave të rritet për 1.26 miliard dollarë.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy ka bërë të ditur për ndihmën e re financiare, përmes twitter, në ditën e dytë të samitit që po mbahet në Bruksel, ku po marrin pjesë gjithë udhëheqësit e shteteve evropiane.

Në ndërkohë, bëhet e ditur se një mjek amerikan i cili është kthyer në Nju Jork nga Afrika Perëndimore ku po ndihmonte rreth sëmundjes, është infektuar me virusin. Ky është rasti i parë i paraqitur në Nju Jork.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo ka thënë se mjeku Craig Spencer, ka pasur shumë pak kontakte me njerëzit në Nju Jork, prej se ka arritur në këtë vend.

Sa i përket Afrikës Perëndimore ku sëmundja po dominon, tani në atë vend janë 6 vende ku është shpërndarë Ebola. I fundit, është Mali.

Zyrtarët kanë njoftuar më 23 tetor se një vajzë 2 vjeçare është infektuar me Ebolën, të cilën e kishte marrë në Guinea vendin fqinjë.


Deri më tani, nga Ebola kanë vdekur mbi 4.900 persona, shumica në Afrikën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG