Ndërlidhjet

OKB dënon ligjin e Kirgistanit kundër homoseksualëve


Ilustrim
Ilustrim

Komisionieri i lartë i Kombeve të Bashkuara, për të Drejtat e Njeriut i ka bërë thirrje qeverisë në Kirgizisë që të mos e miratojë projektligjin kundër homoseksualëve.

Deklarata e lëshuar, sot, nga OKB thotë se draft-ligji ‘shkel të drejtat fundamentale të njeriut, përfshirë të drejtat e lirisë, sigurisë, integritetit fizik dhe të lirisë së shprehjes’.

Javën e kaluar, Parlamenti i Kirgizisë ka miratuar në lexim të parë draft-ligjin përmes të cilit personat që promovojnë të drejtat e homoseksualëvë, të dënohen me një vit burg.

Ligji përfshin edhe gazetarët të cilët shkruajnë për të drejtat e homoseksualëve.

Ligji po ashtu ndalon formimin e grupeve për të drejtat e çifteve të të njëjtës gjini.

Tani pritet që draft-ligji të kalojë edhe dy leximet në parlament dhe më pas të nënshkruhet nga Presidenti.

XS
SM
MD
LG