Ndërlidhjet

Mbretëresha britanike bën cicërimen e parë


Mbretëresha e Britanisë Elizabeta II
Mbretëresha e Britanisë Elizabeta II

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta II, ka bërë sot cicërimën e parë në Twitter.
Kjo ka ndodhur pasi ka hapur një galeri të re në Muzeun e Shkencave në Londër.

“Shpresoj që njerëzit do ta shijojnë ekspozitën”, ka shkruar mbretëresha.
Në fund të cicërimës, ajo është nënshkruar me Elizabeth R.

“R” i referohet fjalës “regina”, që nga latinishtja do të thotë mbretëreshë.
Elizabeta II ka qenë mbretëresha e parë që ka dërguar email në vitin 1976, kur teknologjia ka qenë në fillimet e saj.

XS
SM
MD
LG