Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan: 1,300 ushtarë sirian do të dërgohen në Kobani


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se 1,300 ushtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane do t’ju bashkangjiten forcave kurde për të mbrojtur Kobanin nga militantët e Shtetit Islamik (IS), i cili gjendet në kufi me Turqinë.

Erdogani u ka thënë gazetarëve në Estoni, sot, se kurdët sirian kanë pranuar luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe tani po bisedojnë për dërgimin e tyre në Kobani.


Sidoqoftë, bashkëudhëheqësi i Ushtrisë Siriane Kurde, Saleh Muslim, ka dhënë tjetër deklaratë nga Erdogan.
Ai ia thënë për Reuters se një marrëveshje e tillë ende nuk është arritur.


Ndryshe në Kobani janë rreth 2,000 luftëtarë kurd që po luftojnë me militantët e IS.

XS
SM
MD
LG