Ndërlidhjet

SHBA hulumton nëse IS ka përdorur gaz të klorit


Sekretari amerikan, John Kerry
Sekretari amerikan, John Kerry

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po i shqyrtojnë raportet e mediave të cilat kanë thënë se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë përdorur gaz të klorit ndaj forcave irakiane, ka thënë të premtën sekretari amerikan, John Kerry.

Kerry, pas takimit me homologun e tij të Koresë së Jugut, u ka thënë gazetarëve se ai nuk është në gjendje për të konfirmuar raportet e mediave se gazi i klorit është përdorur kundër forcave irakiane muajin e kaluar.

"Akuzat janë shumë serioze dhe ne po shikojmë për informata shtesë për të vërtetuar një gjë të tillë”, ka thënë Kerry.

XS
SM
MD
LG