Ndërlidhjet

25 të vdekur nga një sulm me bombë në Egjipt


Ilustrim

Ilustrim

Një sulm me bombë ka vrarë, sot, së paku 25 persona të forcës së sigurisë në Sinai Peninsula të Egjiptit.

Autoritetet e vendit thonë se ky është një ndër sulmet më të rënda kundër shtetit prej se është larguar Presidenti islamik Mursi, vitin e kaluar.

Sipas Reuters, 25 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 25 të tjerë janë plagosur nga një sulm me makinë bombë në zonën al-Kharouba veri-perëndim të al-Arish, saktësisht afër kufirit me Rripin e Gazës.

Sipas një burimi që citon Reuters, numri i të vrarëve pritet të rritet, për shkak se disa të plagosur janë në gjendje shumë të rëndë.

Sulmi kishte në shënjestër dy automjete të blinduara të cilat ishin ndalur në një pikë kontrolli të ushtrisë.

Por në anën tjetër, zyrtarë të sigurisë kanë thënë se sulmuesi nuk ishte me makinë me bombë, por ishte një granatë dore.

Presidenti Abdel Fattah al-Sisi ka bërë thirrje Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes për një takim emergjent për të diskutuar lidhur me rastin që ai e quan ‘sulm terrorist’.

Forcat e sigurisë ballafaqohen me një kryengritje islamike të cilët kanë vrarë qindra ushtarë dhe policë, prej se është larguar vitin e kaluar Presidenti islamik Mohamed Mursi.

Shumica e sulmeve kanë ndodhur në Sinai.

XS
SM
MD
LG