Ndërlidhjet

Putin: Evropës nuk i konvenon të shkëputet nga gazi rus


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë të premtën, se ai nuk pret që shtetet e Bashkimit Evropian të ndërprejnë blerjen e gazit nga Rusia, kjo për shkak se sipas tij Evropa nuk ka tjetër zgjidhje.

"A mund ta merrni me mend të ndodh kjo me dëshirën e partnerëve tanë në Evropë? Unë mezi mund ta imagjinojë një gjë të tillë”, ka thënë Putin duke iu përgjigjur pyetjes gjatë një takimi me ekspertë politikë rusë dhe të huaj.

Bashkimi Evropian ka vendosur sanskione ndaj Rusisë, për shkak përfshirjës së Moskës në konfliktin në Ukrainë.

Si rezultat BE ka shfaqur shqetësimin e saj se furnizimet me gaz nga Rusia mund të ndërpriten, andaj ka shfaqur interesimin që të ndryshojë furnizuesit e saj.

Ndryshe, Evropa një të tretën e gazit e merr nga Rusia, gjysma e së cilës kalon nëpërmjet Ukrainës.

XS
SM
MD
LG