Ndërlidhjet

Sulmuesi në Kanada, kërkonte pasaportë të Libisë


Otava, kryeqyteti i Kanadasë

Otava, kryeqyteti i Kanadasë

Personi i dyshuar për të shtëna me armë zjarri në Kanada, mësohet se ka kërkuar që të pajiset me pasaportë të Libisë, ka njoftuar të premtën ambasada e Libisë.

Sipas kësaj ambasade në Kanada, ai ka aplikuar për një gjë të tillë ditë më parë, por nuk i është dhënë.

“Edhe nëse babanë e ke të lindur në Libi, duhet edhe shumë dokumente të tjera për të marrë pasaportën. Nuk është e lehtë”, ka thënë një zyrtar në abmasadë, raporton Reuters.

Qitësi i dyshuar, Michael Zehaf-Bibeau 32 vjeç, ishte shtetas kanadez.

Ndryshë dy ditë më parë, më 22 tetor, i dyshuari fillimisht kishte shtënë me armë zjarri në memorialin e luftës në Otava të Kanadasë, ku u vra një ushtar kanadez.

Më pas kishte hyrë në Parlamentin e Kanadasë, ku është vrarë gjatë përpjekjeve për t’i ikur policisë.

Incidenti ka ndodhur një ditë pasi Kanadaja, e ka ngritur nivelin e kërcënimit terrorist, pas vrasjes së një ushtari tjetër, në një sulm nga një person i konvertuar në islamizëm.

Në një mbledhje emergjente të udhëheqësve shtetëror, ditën kur ndodhi sulmi, Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, ka thënë se “Kanadaja nuk do të frikësohet” dhe se do ta luftojë terrorizmin.

XS
SM
MD
LG