Ndërlidhjet

Arrestohet fotografi i protestave në Iran


Pamje nga protestat në Tehran

Pamje nga protestat në Tehran

Një fotograf iranian është arrestuar, pasi ka mbuluar një protestë më 22 tetor, e organizuar kundër sulmeve të fundit të acidit ndaj grave të reja në Isfahan.

Sipas faqeve të internetit të opozitës iraniane, i arrestuari është Arya Jafari, të cilin autoritetet e rendit e kanë kapur në shtëpinë e tij, të premtën si dhe kanë konfiskuar sendet e tij personale.

Fotografija e Jafarit është paraqitur në agjesionin e lajmeve ISNA, por shumë pak është shpërndarë nga mediat apo rrjetet sociale.

Ndryshe, mijëra iranianë kanë protestuar në Teheran dhe Isfahan kundër sulmeve me acid ndaj grave, të cilat kanë ndodhur së fundi.

Sulmet në qytetin Isfahan kanë pasur në shënjestër gratë që “nuk kanë qenë të mbuluara si duhet”.

Demonstruesit kanë bartur pankarta me mbishkrimet: “Ofroni siguri për gratë” dhe “Sulmet me acid janë krim”.

Autoritetet në Isfahan e kanë shpallur protestën të paligjshme dhe kanë shpërndarë numër të madh të policëve në rrugë.

XS
SM
MD
LG