Ndërlidhjet

Putin pranon se ka ndihmuar Yanukovychin


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka pranuar publikisht, për herë të parë, se Rusia ka ndihmuar ish-presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych, të largohet nga vendi.

Kjo, pasi Yanukovych është përmbysur nga posti në muajin shkurt.

Duke folur të premten, në një forum ndërkombëtar në Soçi, Putin ka thënë se Rusia fillimisht e ka ndihmuar Yanukovychin të shkojë në Krime, e cila në shkurt nuk ka qenë e aneksuar nga Rusia.

Putin ka bërë të ditur se Yanukovych më pas ka kërkuar nga Kremlini që ta lejojë atë dhe familjen e tij të udhëtojnë në Rusi dhe se Rusia e ka bërë një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG