Ndërlidhjet

logo-print

Irani var një viktimë të dyshuar të përdhunimit


Reyhaneh Jabbari

Reyhaneh Jabbari

Autoritetet iraniane kanë varur një vajzë 26 vjeçe për vrasjen e një ish-zyrtari të inteligjencës.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA ka cituar zyrën e prokurorit në Teheran të ketë thënë se Reyhaneh Jabbari është varur mëngjesin e sotëm.

Jabbari është arrestaur në vitin 2007 për vrasjen e Morteza Abdolali Sarbandit, ish-punonjës në Ministrinë e Inteligjencës në Iran.

Një ekip hetues i Kombeve të Bashkuara ka thënë se vrasja është bërë për vetëmbrojtje, pasi Sarbandi ka bërë përpjekje të sulmojë seksualisht Jabbarin.

Ekzekutimi i Jabbarit është bërë me gjithë fushatën ndërkombëtare për anulimin e ndëshkimit.

XS
SM
MD
LG