Ndërlidhjet

logo-print

Në Mali vdes një 2-vjeçare nga Ebola


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Mali kanë konfirmuar vdekjen e pacientit të parë me Ebola në këtë vend – një vajzë dy vjeçe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se fëmija ka udhëtuar qindra kilometra me autobus nga Guinea deri në Mali.

Mbi 40 persona që kanë qenë në kontakt me të, janë vënë në karantinë.

Mësohet se nëna e fëmijës ka vdekur në Guine pak javë më parë dhe se fëmija është sjellë nga të afërmit në Mali.

Ebola ka vrarë mbi 4,800 njerëz në Guine, Liberi dhe Siera Leone këtë vit.

XS
SM
MD
LG