Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: 16 të vdekur nga shembja e minierës


Foto arkivi

Foto arkivi

Gjashtëmbëdhjetë punëtorë kanë humbur jetën nga shembja e një miniere të qymyrit në rajonin e trazuar të Kinës, Ksinjiang.

Njëmbëdhjetë punëtorë të tjerë janë plagosur, ndërsa gjashtë kanë arritur të dalin jashtë.

Incidenti ka ndodhur jashtë kryeqytetit Urumqi.

Mediat kineze nuk e kanë bërë publik emrin e minierës, duke thënë se shkaku i shembjes është duke u hetuar.

Fatkeqësia nxjerr në pah standardet e dobëta të sigurisë në Kinë, vendin që prodhon më së shumti qymyr në botë.

XS
SM
MD
LG