Ndërlidhjet

OBSH: Mbi 10,000 të prekur nga Ebola


Ilustrim

Ilustrim

Oranizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i personave të prekur me virusin Ebola ka tejaluar shifrën 10,000.

Në raportin më të ri të kësaj organizate thuhet 4,922 njerëz kanë vdekur.

Pothuajse të gjitha rastet fatale kanë ndodhur në tre vendet e Afrikës Perëndimore: Guine, Liberi dhe Siera Leone.

Vetëm dhjetë viktima janë shënuar jashtë këtyre shteteve.

Mali është bërë vendi i fundit që ka regjistruar një vdekje nga Ebola.

Një vajzë dy vjeçe ka humbur jetën të premten.

Mbi 40 persona që kanë qenë në kontakt me të, janë vënë në karantinë.

XS
SM
MD
LG