Ndërlidhjet

Forcat kurde rimarrin një qytet nga IS-i


Irak

Irak

Forcat kurde në veri të Irakut kanë zmbrapsur militantët e Shtetit Islamik (IS) nga qyteti Zumar dhe disa fshatra pranë.

Gjenerali Karim Atuti ka thënë se forcat e armatosura kurde, me mbështetjen ajrore të Shteteve të Bashkuara, kanë dëbuar militantët nga qendra e Zumarit.

Zumari, i cili ndodhet rreth 60 kilometra në veriperëndim të Mosulit, ka qenë njëri nga qytetet e para kurde që është kapur nga militantët e Shtetit Islamik në muajin gusht.

Në Uashington, Pentagoni ka bërë të ditur se koalicioni ushtarak, i udhëhequr nga SHBA-ja, ka kryer sulme të reja kundër pozicioneve militante në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG