Ndërlidhjet

Ukrainë: Mbahen zgjedhjet parlamentare


Pamje nga zgjedhjet në Ukrainë
Pamje nga zgjedhjet në Ukrainë

Votuesit në Ukrainë tashmë po votojnë në zgjedhjet parlamentare të cilat pritet se do ta vendosin këtë vend në rrugën properëndimore, të cilën presidenti Petro Poroshenko, më herët e kishte cilësuar si “historike”.

Vendvotimet janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19, sipas kohës së Evropës së Mesme.

Në fjalimin e tij para zgjedhjeve, presidenti Petro Poroshenko, tha se me këto votime kompletohet “transferi i autoritetit”, që filloi kur ish-presidenti prorus, Viktor Yanukovich, ishte përmbysur pas protestave masive në muajin shkurt të këtij viti.

Poroshenko u ka bërë thirrje votuesve që t’i zgjedhin anëtarët e Parlamentit “që nuk janë të korruputar, janë proevropianë dhe proukrainas, e jo prosovjetikë”.

Në Ukrainë janë të regjistruar afro 36.5 milionë votues, por më se 4 milionë janë të vendosur në pjesën lindore të Ukrainës, në rajonet Donjeck dhe Luhansk, që janë nën kontrollin e separatistëve prorusë, të cilët nuk lejojnë mbajtjen e votimeve.

XS
SM
MD
LG