Ndërlidhjet

Irak: Forcat qeveritare i dëbuan militantët e IS-it


Pamje pas një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në qytetin Kobani në Siri
Pamje pas një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në qytetin Kobani në Siri

Forcat qeveritare të Irakut dhe luftëtarët kurdë e kanë rimarrë kontrollin ndaj disa pjesë veriore dhe qendrore të Irakut, që ishin nën okupimin e militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Ushtria irakiane dhe milicitë shiite aleate dje e morën kontrollin ndaj qytetit Jurf al-Sakhar, në jug të kryeqytetit Bagdad, pas disa muajve të luftimeve.

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, deklaroi në televizion se banorët e këtij qyteti, që ishin detyruar të largohen nga ai, së shpejti mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në pjesën veriore të Irakut, luftëtarët kurdë, të ndihmuar nga sulmet ajrore të koaliconit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i kanë detyruar militantët e Shtetit Islamik të tërhiqen nga qyteti Zumar dhe disa fshatra rreth tij.

Zumar është afro 60 kilometra në veriperëndim të qytetit Mosul.

Mbrëmë vonë në Uashinton, Pentagoni tha se janë ndërmarrë 23 sulme ajrore në Irak dhe një në Siri, afër qytetit me popullatë shumicë kurde, Kobani, që është i rrethuar nga militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG