Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet ajrore janë vrarë 18 militantë


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria e Pakistanit thotë se nëpërmjet të sulmeve ajrore i ka vrarë 18 militantë në rajonin fisnor të trazuar, Khyber, afër kufirit me Afganistanin.

Në njoftimin e sotëm, ushtria pakistaneze tha se në shënjestër të sulmeve ajrore ishin bazat e strehimit të talibanëve dhe e grupit tjetër militant, veprimi i të cilit është i ndaluar, Lashkar-e-Islam.

Gjatë sulmeve të djeshme ajrore janë shkatërruar edhe sasi të mëdha të armatimit dhe municionit.

Mediat e Pakistanit kanë raportuar se në mesin e të vrarëve nga sulmet ajrore ishte edhe komandanti kryesor i grupit, Lashkar-e-Islam.

XS
SM
MD
LG