Ndërlidhjet

Lugina e Preshevës: Pjesëmarrje e vogël në zgjedhje


Pamje nga Presheva
Pamje nga Presheva

Në komunat e banuara me popullatë shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë, rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote, sot e zgjedhin përbërjen e re të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në atë zonë.

Këshilli Kombëtar përbëhet prej 15 anëtarëve.

Drejtuesi e deritashëm të këshillit në mesditë i kanë shprehur brengat e tyre për përqindjen e vogël të daljes se votuesve.

Siç është bërë e ditur nga zyrtarët, deri në orën 12, kanë votuar 10% e zgjedhësve.

Ky këshill ka për qëllim përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve, që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Drejtuesit e këtij këshilli kanë deklaruar se nuk janë të kënaqur me të drejtat, që i kanë shqiptarët në jug të Serbisë.

Galib Beqiri tha për Radion Evropa e Lirë se shqiptarët nuk i kanë të drejtat e plota, pasi ka pengesa nga pushteti qendror në Beograd.

“Pritjet janë që faktori ndërkombëtar, sidomos, dhe qeveria, të merren më seriozisht me problemin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përndryshe të drejtat e shqiptarëve janë ende nën standardin e të drejtave në Serbi, e cila ka obligime në bazë të konventave dhe normave ndërkombëtare, që t’i avancoj të drejtat e pakicave në Serbi”, tha Beqiri.

Në gusht të vitit 2009, parlamenti serb e ka miratuar Ligjin për Këshillat Kombëtare të pakicave dhe rregullimin në detaje të pozicionit dhe përgjegjësive të tyre.

Këshilli Kombëtar përfaqëson pakicën kombëtare në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit.

Më 3 korrik të vitit 2010 është bërë konstituimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar në mënyrë që të realizojnë të drejtat në kulturë, arsim, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

XS
SM
MD
LG