Ndërlidhjet

SHBA: Është kthyer anija kozmike SpaceX


Anija Dragon e kompanisë SpaceX
Anija Dragon e kompanisë SpaceX

Anija kozmike pa ekuipazh, Dragon, e kompanisë SpaceX, është larguar nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë dhe është kthyer në Tokë, pas qëndrimit njëmujor në orbitë.

Agjencia NASA e Shteteve të Bashkuara tha se astronautët e Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë dje kanë shfrytëzuar gjymtyrë robotikë për ta ndarë anijen Dragon, në mënyrë që ajo të mund të kthehej në Tokë.

Anija ka rënë në Oqeanin Paqësor në bregdetin meksikan, pas 5 orësh, duke e zvogëluar shpejtësinë nga tri parashuta gjigante.

Anija pa ekupiazh njerëzor, Dragon, që në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë ka qëndruar prej 23 shtatorit, i ka sjellur prapa 1,450 kilogramë materiale të ndryshme.

SpaceX është kompani private që udhëhiqt nga magnati i Internetit, Elon Musk, që pasurinë e tij e ka krijuar duke e bashkëthemeluar firmën PayPal.

XS
SM
MD
LG