Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmet e militantëve – katër policë të vrarë


Pamje pas një sulmi të militantëve në Afganistan
Pamje pas një sulmi të militantëve në Afganistan

Zyrtarët afganë thonë se nga sulmet e sotme të militantëve kundër disa pikave policore në provincën verilindore Badakhshan, janë vrarë së paku katër policë dhe 7 të tjerë janë plagosur.

Agjencitë lokale të lajmeve kanë raportuar se forcat e sigurisë afgane e kishin filluar një operacion kundër militantëve talibanë në këtë rajon, javën e kaluar.

Me këtë rast, ishin vrarë 10 militantë dhe tre të tjerë ishin arrestuar, kanë raportuar këto agjenci.

Këto të dhëna nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

XS
SM
MD
LG