Ndërlidhjet

Turqi: Në rajonin kurd u vranë tre ushtarë


Ushtarët e Turqisë në kufirin me Sirinë
Ushtarët e Turqisë në kufirin me Sirinë

Tre ushtarë të Turqisë janë vrarë nga persona të armatosur e të maskuar në pjesën juglindore të trazuar të Turqisë.

Ushtria e Turqisë tha se “terroristët” separatistë ishin përgjegjës për sulmin në qytetin Juksekova në provincën Hakari, në kufi me Irakun dhe Iranin.

Ushtarët ishin vrarë derisa ecnin në qendër të qytetit, që është i banuar me popullatë shumicë kurde.

Aktualisht, ushtria e ka ndërmarrë një operacion për t’i gjetur personat e armatosur, të cilët ishin larguar nga vendi i sulmit.

Ushtria i ka fajësuar “tre terroristë nga organizata separatiste terroriste”, që është referencë për Partinë Punëtore të Kurdistanit, e cila është e ndaluar me ligj në Turqi.

XS
SM
MD
LG