Ndërlidhjet

Serbi: Nxënësi e vrau shokun e vet


Ilustrim

Ilustrim

Timotije Kociq, 18 vjeçar, nxënës i klasës së katërt të një shkolle të mesme në Leskovc të Serbisë, ka vdekur sot herët në mëngjes nga pasojat e plagosjes së rëndë nga të shtënat me revole të shokut të tij, N. Z., 17 vjeçar.

Tragjendia ndodhi një orë pas mesnatës, në fshatin Lipovica, 17 kilometra larg Leskovcit, në objektin ndihmës të shtëpisë familjare të prindërve të nxënësit të vrarë, raporton agjencia Beta.

Babai i të vrarit tha se për vdekjen e të birit e fajëson shtetin dhe qeverisjen lokale pasi në fshat nuk ka ndihmë të shpejtë mjekësore.

Raportohet se të shtënat kishin ndodhur gjatë një ndeje.

Në policinë e Leskovcit thonë se hetimet në vendin e ngjarjes kanë përfunduar dhe se po punohet në këtë rast.

XS
SM
MD
LG