Ndërlidhjet

Egjipt: U dënuan 23 aktivistë për demonstratë të paautorizuar


Pamje nga Sheshi Tahrir në Kajro
Pamje nga Sheshi Tahrir në Kajro

Një gjykatë në Egjipt i ka dënuar 23 aktivistë me tri vjet burg për secilin, për mbajtjen e një demonstrate të paautorizuar.

Burime gjyqësore thanë sot se aktivistët prodemokracisë, po ashtu, ishin dënuar edhe për trazira, posedim ilegal të armatimit dhe dëmtim të pronës, gjatë demonstratës që ata e kishin mbajtur afër Pallatit presidencial në Kajro, më 21 qershor.

Ky vendim nuk është përfundimtar dhe mund të apelohet.

Në muajin nëntor, qeveria e Egjiptit e ka miratuar një ligj sipas të cilit kërkohet që organizuesit t’i lajmërojnë demonstratat në polici tri ditë para mbajtjes së tyre.

Autoritetet në Turqi thonë se ky legjislacion është i domosdoshëm për ndaljen e protestave të dhunshme, por kritikët konsiderojnë se ligji synon dënimin e kundërshtarëve politikë të qeverisë.

XS
SM
MD
LG