Ndërlidhjet

logo-print

Më shumë se 10 mijë njerëz kanë protestuar në Budapest të Hungarisë, kundër propozimit të qeverisë që shfrytëzimi i internetit të bëhet me pagesë.

Protestuesit thonë se një gjë e tillë është shkelje fundamentale e të drejtave të njeriut.

Protesta është mbajtur të dielën para Ministrisë së Ekonomisë, oganizuar ngë një grup që ka më shumë se 210,000 mbështetës në rrjetin social Facebook.

Në një deklaratë për media, të lëshuar nga protestuesit, thuhet se "shfrytëzimi i internetit me pagesë do të pengojë qasjen e barabartë të përdoruesve, duke i ndarë hungerezët që jetojnë në kushte më të këqija ekonomike”.

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka njoftuar më 21 tetor për vendosjen e një tarife për të gjithë përdoruesit e internetit.

Sipas këtij propozimi një shfrytëzuesi interneti do t’i duhet të paguajë 0.60 dollarë për një gigabajt [GB].


XS
SM
MD
LG