Ndërlidhjet

logo-print

Rousseff pas fitores bën thirrje për bashkim


Dilma Roussef, pas shpalljes së rezultateve

Dilma Roussef, pas shpalljes së rezultateve

Zgjedhjet presidenciale në Brazil i ka fituar sërish Dilma Russeff, presidente të vendit.

Majtisja Rousseff ka marrë 51.5 për qind të votave, në një vend që numëron 203 milion banorë, duke e mundur kandidatin tjetër, Aecio Neves, i cili ka marë 48.5 për qind të votave.

Rousseff, 66 vjeçare, i ka bërë thirrje vendit për bashkim, pas një procesi zgjedhor të vështirë, të cilin shumë e kanë konsideruar se e ka ndarë vendin.

Rousseff dhe Neves kanë zhvilluar një fushatë të ashpër me kritika të forta ndaj njëri tjetrit.

Rousseff dhe Partia e Punës që ajo udhëheq, kanë një program të zgjeruar social. përmes të cilit u zotuar ndihmë miliona brazilianëve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.



XS
SM
MD
LG