Ndërlidhjet

Tre të vdekur në shkollën e mesme në Seattle


Ilustrim

Ilustrim

Numri i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë të mesme në shtetin amerikan të Washingtonit ka arritur në tre.

Zyrtarë nga spitali kanë njoftuar se 14 vjeçarja Gia Soriano është personi i tretë që ka vdekur sot, si pasojë e plagëve.

Vrasjet kanë ndodhur, pasi nxënësi Jaylen Fryberg, ka shtënë me armë zjarri në kafeterinë e shkollës së tij, në veri të qytetit Seattle, më 24 tetor.

Vetë Fryburg ka vdekur nga një plagë e vetë shkaktuar.

Në spital po qëndrojnë edhe tre të plagosur të tjerë, dy prej të cilëve janë të afërm të Fryburgut.

Ky është një prej shumë rasteve të të shtënave në shkolla të Shteteve të Bashkuara, gjë që ka nxitur debate lidhur me kontrollin e armëve dhe sigurinë e shkollave.

Ndryshe, Fryberg para sulmit ka postuar në rrjetet sociale, se ishte i zemëruar, por nuk ka treguar se për çfarë arsye ndihej ashtu.

Kurse një shok i tij i klasës ka thënë se Fryberg ishte fjalosur me një tjetër nxënës.

Sidoqoftë, ende askush nuk ka rënë në përfundim se çfarë saktësisht e ka shtyrë atë që ta bëjë një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG