Ndërlidhjet

Rusi: Nacionalistët mund të dëmtojnë paqen në Ukrainë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar sot, se zgjedhjet parlamentare në Ukrainë ofrojnë një shans për paqe në lindje të saj, por, sipas kësaj ministrie, një numër i madh i "nacionalistëve" në Parlament mund të dëmtojnë këtë proces, shkruan Reuters.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare në Ukrainë, fitues ka dal partia e presidentit Petro Poroshenko.

Pas publikimit të rezultatit në orët e vona të së dielës Poroshenko ka falënderuar votuesit që votën ia kanë besuar partisë pro-evropiane.

Ai ka njoftuar se bisedimet për koalicion do të fillojnë nga sot.

Partia e Poroshenkos ka fituar 23.1 përqind të votave, kurse Fronti Popullor i ish-kryeministrit Arseniy Yatsenyuk ka marrë 21.2 për qind, ndërsa 13.4 përqind i ka marë partia pro-perëndimore, kryesisht e përbërë nga aktivistë të shoqërisë civile të udhëhequr nga ish-kryetari i Lviv Andriy Orchard.

XS
SM
MD
LG