Ndërlidhjet

Izraeli vazhdon me ndërtimin e shtëpive në Jerusalemin lindor


Ministri i Ekonomisë në Izreal, Yair Lapid.
Ministri i Ekonomisë në Izreal, Yair Lapid.

Qeveria e Izraelit po vazhdon me planifikimet për ndërtimin e rreth 1,000 njësive të banimit në pjesën e Jerusalemit lindor, të cilin territor palestinezët e kërkojnë që të bëhet pjesë e shtetit të tyrë në të ardhmen.

Një zyrtar i qeverisë thotë se në plan është gjithashtu ndërtimi i infrastrukturës në Bregun perëndimor, që do të përdoret nga palestinezët dhe izraelitët. Ai ka folur në kushte anonimiteti, shkruan Associated Press.

Palestinezët vazhdojnë ta kërkojnë Jerusalemin lindor, duke kundërshtuar çfarëdo ndërtimi nga ana e Izraelit në atë pjesë.

Dyshime ndaj këtij plani ka shfaqur edhe vetë Ministri i Financave të Izraelit, Yair Lapid, i cili ka thënë se realizimi i një projekti të tillë do të 'krijojë tensione mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës’.

Bashkësia ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara nuk e njohin aneksimin e këtij territori nga ana e Izraelit.

XS
SM
MD
LG