Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Sulmohet me thikë një gazetar


Ilustrim

Ilustrim

Një gazetar i televizionit Klan Kosova është sulmuar me thikë në hapësirat e këtij televizioni në Prishtinë.

Gazetari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, kurse mediat vendore pohojnë se bëhet fjalë për Milot Hasimjen.

Zoti Hasimja thuhet të ketë qenë duke punuar në njërën nga zyrat e televizionit kur është sulmuar.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se 'viktima ka marrë tre plagë nga përdorimi i thikës'.

Sulmuesi është identifikuar nga autoritetet e rendit si një 22 vjeçar, i cili është dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit.

Autoritetet e rendit thonë se janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të këtij sulmi.

XS
SM
MD
LG