Ndërlidhjet

Jacobson: Liderët e Kosovës t’i formojnë institucionet


Tracey Ann Jacobson
Tracey Ann Jacobson

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, i ka ftuar liderët e partive politike që tu japin fund dallimeve politike dhe t’i formojnë institucionet e reja të Kosovës.

“I ftoj liderët politikë të Kosovës, që t’i lënë anash dallimet e tyre politike dhe t’i formojnë institucionet sa më shpejtë që është e mundur, në mënyrë që të lëvizet përpara me çështjet që Kosova i ka para vetës”, tha ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson.

Këto komente ajo i bëri gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e fillimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.

Ndryshe në Prishtinë, organizuar nga Kryeprokuroria e Shtetit dhe e mbështetur nga ambasada amerikane në Kosovë, nga sot e deri më 31 tetor do të organizohen konferenca dhe do të diskutohet për viktimat e krimit dhe mbrojtjen e tyre. Moto e kësaj konference është një javë vetëdijesim - 365 ditë shërbim.

XS
SM
MD
LG