Ndërlidhjet

Kosovë: UGK e dënon sulmin ndaj gazetarit Hasimja


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) thotë se e dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit të TV Klan Kosova, Milot Hasimja.

“Sulmi ndaj zotit Hasimja, në vendin e tij të punës, është një akt qyqar e barbar dhe si i tillë e dëmton rëndë lirinë e shprehjes dhe punën profesionale të gazetarëve”, thuhet në kumtesën e UGK-së.

Mëtutje, UGK kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e tjera të drejtësisë, që sa më parë të merren me këtë rast, në mënyrë që kryerësi i këtij akti qyqar ta marrë dënimin e merituar.

UGK, po ashtu, kërkon nga institucionet përgjegjëse “që ta rrisin vigjilencën e tyre, dhe të ndërmarrin masa të shtuara për mbrojtje të gazetarëve dhe punonjësve të mediave, në mënyrë që ata të mos ndjehen të kërcënuar gjatë punës së tyre profesionale dhe të kenë lirinë e mjaftueshme të veprimit dhe raportimit”.

Në fund të kumtesës, UGK inkurajon të gjithë kolegët gazetarë, e në këtë rast të TV Klan Kosova, që ta vazhdojnë punën e tyree profesionale duke mos u dorëzuar asnjëherë para atyre që i pengon raportimi profesional dhe i drejt hulumtues.

XS
SM
MD
LG