Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Ukrainë: BE lavdëron, Rusia kritikon


Jose Manuel Barroso
Jose Manuel Barroso

Bashkimi Evropian i ka lavdëruar zgjedhjet në Ukrainë, si fitore e demokracisë dhe reformave proevropiane.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka shkruar sot në rrjetin Twitter se e “uron popullin e Ukrainës” dhe se votimet ishin “fitore e demokracisë dhe agjendës proevropiane të reformave”.

Por, zëvendës ministri i jashtëm i Rusisë, Grigory Karasin, tha se “është e qartë se përkundër fushatës së vrazhdë dhe të pistë, ne presim për rezultate zyrtare”.

Sipas tij, përbërja e re e parlamentit të Ukrainës duhet të “filloj një dialog gjithpërfshirës me gjithë shoqërinë”.

XS
SM
MD
LG