Ndërlidhjet

Çeki: Numri i spiunëve rusë – ekstremisht i lartë


Pamje e një pjese të Pragës gjatë mbrëmjes

Pamje e një pjese të Pragës gjatë mbrëmjes

Rusia ka vendosur një numër “ekstremisht të lartë” të oficerëve të inteligjencës në Ambasadën e Rusisë në Pragë, vitin e kaluar, tha Shërbimi Sekret i Çekisë, në raportin vjetor të publikuar sot.

Rritja e raportuar e spiunëve u bë derisa marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit janë përkeqësuar, ndërsa kulmuan me krizën në Ukrainë, që filloi para një viti, me demonstratat nëpër rrugë kundër presidentit prorus, Viktor Yanukovich, raporton agjencia Reuters nga Praga.

Vëzhguesit e spiunëve në Çeki për një kohë të gjatë kanë tërhequr vërejtjen për aktivitetet e shërbimeve ruse të inteligjencës në Çeki, që është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, e popullarizuar për rusët, të cilët udhëtojnë shpesh dhe blejnë pasuri në këtë vend.

Shërbimi Informativ i Sigurisë (BIS) tha se spiunët rusë dhe kinezë në Republikën Çeke punojnë kryesisht duke i përdorë politikanët ose gazetarët për ta zgjeruar ndikimin e tyre dhe për të siguruar interesa ekonomike të vendit të tyre.

“Ambasadat ruse dhe kineze punësojnë oficerë të inteligjencës, që shërbejnë nën mbulesën diplomatike”, thuhet në raportin vjetor të BIS-it, dhe shtohet se “në vitin 2013 numri i oficerëve të tillë në Ambasadën e Rusisë ishte ekstremisht i lartë”.

XS
SM
MD
LG