Ndërlidhjet

Thaçi: Dënohet ashpër sulmi ndaj gazetarit Hasimja


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi, dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit, Milot Hasimja, dhe konsideron se ky është një akt i drejtuar kundër vlerave të demokracisë, lirive të njeriut dhe shprehjes së lirë.

Mëtutje në njoftimin për media, zoti Thaçi vlerëson se “aktet e këtilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme, ngase cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe të mendimit, që përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë dhe shtetit që po e ndërtojmë”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës i dëshiron shërim sa më të shpejtë gazetarit Hasimja, dhe kërkon veprimin e shpejtë dhe të vendosur të organeve kompetente, në mënyrë që aktorët e këtij sulmi të marrin dënimin e merituar”, thuhet në fund të deklaratës së Hashim Thaçit.

XS
SM
MD
LG