Ndërlidhjet

logo-print

Tunizi: Islamistët e pranuan disfatën në zgjedhje


Pamje nga numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve në Tunizi

Pamje nga numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve në Tunizi

Një parti islamiste, dikur dominuese në Tunizi, e ka pranuar disfatën në zgjedhjet e djeshme parlamentare ndaj partisë kryesore opozitare sekulare në këtë vend.

Rezultatet përfundimtare do të shpallen më 29 tetor.

Megjithatë, partia islamike, Ennahda, sot e ka pranuar disfatën dhe i ka uruar fitoren rivalëve sekularë në blokun Thirrja e Tunizisë, që e ka fituar shumicën e vendeve në parlament.

Anketat paszgjedhore sugjeruan se Thirrja për Tunizinë ka fituar afro 80 vende në Parlament, që i ka 217 deputetë, derisa Ennahda, do t’i ketë afro 70 vende.

Presidenti autoritar në Tunizi, Zine el-Abidine Ben Ali, ka sunduar në Tunizi për 23 vjet, ndërsa është përmbysur në kryengritjen e vitit 2011, me ç’rast ishte krijuar vala e ashtuquajtur e “Praverës Arabe”, me protesta kundër garniturave në pushtet në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG