Ndërlidhjet

Iran: Për shkak të gazit helmues, mbyllen shkollat


Ilustrim i rrjedhjes së ujërave të zeza

Ilustrim i rrjedhjes së ujërave të zeza

Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, ka raportuar se 130 vetë janë pranuar në spital, në pjesën juglindore të Iranit, pasi kanë thithur gaz helmues.

Në qytetin Zahedan, në provincën Sistan – Baluçistan, sot janë mbyllur më se 100 shkolla.

Guvernatori i qytetit Zahedan, Abbas Ali Arjmandi, i ka përjashtuar pretendimet për sabotim në qytet, i cili gjendet afër kufirit me Pakistanin dhe Afganistanin.

Ai tha se një punëtor i një kompanie private është arrestuar, pasi ka dyshime se i ka derdhur dje pesticidet me afat të skaduar, në njërin nga gypat e kanalizimit të qytetit.

Sipas guvernatorit, gazi helmues ishte krijuar nga reaksioni kimik ndërmjet pesticideve dhe ujërave të zeza në kanal.

XS
SM
MD
LG