Ndërlidhjet

Nikolliq nuk shkon në Belgjikë për shkak të simboleve të Kosovës


Tomisllav Nikolliq

Tomisllav Nikolliq

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka hequr dorë nga pjesëmarrja e nesërme në shënimin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së parë Botërore në Belgjikë, pasi, siç ka kumtuar kabineti i tij, në solemnitetin e atjeshëm do të vendosen edhe simbolet e Kosovës.

“Megjithqë ka qenë e planifikuar që presidenti të marrë pjesë në këtë takim dhe t’i nderoj ushtarët e vendeve fituese në Luftën e Parë Botërore, ai nuk do të udhëtoj në Belgjikë, për arsye se njoftimi që është marrë nga organizatori thotë se në solemnitet do të vendosen simbolet e së vetëshpallurës Republikë e Kosovës”, thuhet në kumtesën e presidencës së Serbisë, transmeton agjencia Beta.

XS
SM
MD
LG