Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët i vranë 7 vetë në një gjykatë


Pamje nga sulmi i sotëm në Kunduz

Pamje nga sulmi i sotëm në Kunduz

Kryengritësit talibanë sot kanë depërtuar me dhunë në një gjykatë në pjesën veriore të Afganistanit dhe i kanë vrarë shtatë vetë, përfshirë edhe prokurorë.

Zëdhënës i policisë, Sayed Sarwar Hussain, tha se katër persona me uniformë ushtarake e sulmuan gjykatën në qytetin Kunduz.

Ai shpjegoi se sulmuesit kishin hedhur eksploziv në hyrje të kompleksit të gjykatës dhe kishin depërtuar brenda.

Kryeprokurori, Amruddin Amin, tha se personat e armatosur kishin shkuar derë më derë në objekt duke i vrarë njerëzit nga afërsia.

Në mesin e të plagosurve kishte civilë, zyrtarë të gjykatës, dhe policë.

Zyrtarët thanë se sulmuesit ishin vrarë nga forcat e sigurisë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ishte ndëshkim për dënimet me vdekje, që u ishin dhënë disa të burgosurve talibanë nga gjykata.

XS
SM
MD
LG