Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Ushtarët nga misioni Ebola në izolim në Itali


Ilustrim

Ilustrim

Pentagoni thotë se ushtarët e Shteteve të Bashkuara, që kthehen nga misioni për ta luftuar sëmundjen Ebola në Afrikën Perëndimore, po izolohen në një bazë ushtarake në Itali.

Në mesin e atyre që po monitorohen është edhe gjeneral-majori, Darryl Williams, i cili e ka udhëhequr misionin ushtarak amerikan kundër Ebolës.

Pentagoni tha sot se edhe më tepër ushtarë do të izolohen në bazën në Itali, pasi të kthehen nga Liberia, gjatë ditëve të ardhshme.

Njëherësh, një motër medicinale amerikane, që ishte në karantinë në Nju Xherzi, sot është liruar, pasi është kërcënuar me aksion juridik.

Megjithqë ishte testuar negative për virusin Ebola, motra medicinale, Kaci Hickox, ishte në karantinë dhe ishte cilësuar si udhëtare me rrezik të lartë, pasi më 24 tetor ishte kthyer nga Sierra Leone, ku i kishte ndihmuar pacientët me sëmundjen Ebola.

Sipas rregullave të Nju Xherzit, ajo do të mund të mbahej në izolim për 21 ditë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha sot se gjërat e këtilla paraqesin presion për ata që punojnë në ndaljen e përhapjes së virusit Ebola.

XS
SM
MD
LG