Ndërlidhjet

Obama: Ukraina mbajti zgjedhje të suksesshme


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve “të suksesshme” në Ukrainë, dhe e ka kritikuar Rusinë për moslejmin e votuesve që të marrin pjesë një zgjedhje, në pjesën lindore të Ukrainës.

“Në emër të popullit amerikan, uroj popullin e Ukrainës për mbajtjen e zgjedhjeve të suksesshme parlamentare më 26 tetor”, thuhet në kumtesën e zotit Obama.

Mëtutje ai ka theksuar se votimet e djeshme paraqesin “një tjetër kthesë madhore në zhvillimin demokratik të Ukrainës”.

Zoti Obama tha se “është e qartë se autoritetet e Rusisë, që e okupuan Krimenë, dhe separatistët e mbështetur nga Rusia, në pjesët lindore të Ukrainës, i kanë parandaluar shumë shtetas ukrainas nga ushtrimi i së drejtës së tyre demokratike, për të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare dhe për të votuar”.

XS
SM
MD
LG