Ndërlidhjet

Rusi: Bastistje e policisë në shtëpinë e aktivistes opozitare


Maria Gaidar
Maria Gaidar

Policia e Moskës e ka bastisur shtëpinë e aktivistes opozitare, Maria Gaidar.

Në rrjetin Twitter, Maria Gaidar, ka shkruar se policia ia ka konfiskuar telefonat dhe kompjuterët e saj gjatë bastisjes së sotme.

Komiteti hetues i Rusisë ka konfirmuar më herët se banesa e zonjës Gaiadar ishte bastisur, lidhur me hetimin për keqpërdorim të dyshuar të fondeve të partisë opozitare, Unioni i Forcave të Djathta, në vitin 2007.

Sipas zyrtarëve të këtij komiteti, Gaidar është dëshmitare në hetimin, ku është e përfshirë edhe kompania Allekt, që udhëhiqet nga kritiku i zëshëm i Kremlinit, Aleksei Navalny.

Maria Gaidar, që ishte menaxhere e lartë e kompanisë Allekt në vitin 2007, është vajza e politikanit, Yegor Gaidar, ish-kryeministër reformist nën presidentin e dikurshëm rus, Boris Yeltsin, në vitet e 90-ta.

Të dy këto personalite të larta të politikës ruse kanë vdekur.

Maria Gaidar është kritike e zëshme e pasardhësit të Yeltsinit, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG