Ndërlidhjet

Polemikë Britani – BE lidhur me kontributin britanik në buxhet


David Cameron
David Cameron

Kryeministri britanik, David Cameron, sot e ka hedhur poshtë një kërkesë të Brukselit për pagesë në buxhetin e BE-së, duke mos i marrë parasysh kërcënimet e Komisionit Evropian se Londra ballafaqohet me pagesë të gjobës nëse nuk paguan deri më 1 dhjetor.

“Britania nuk do të paguajë dy miliardë euro te askush më 1 dhjetor dhe ne e refuzojmë këtë shkallë të pagesës”, tha David Cameron, gjatë fjalimit në parlament, raporton AFP nga Londra.

Komisionari i përkohshëm për buxhet i BE-së, Jacek Dominik, tha sot se Britania duhet të kontribuoj me 2.1 miliardë euro shtesë, për buxhetin e Bashkimit Evropian, ose ballafaqohet me gjobitje.

Zoti Cameron ka shpjeguar se të dhënat e BE-së janë vlerësim i përkohshëm dhe nuk do të jenë përfundimtare deri në vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG