Ndërlidhjet

Biden viziton Ukrainën, Turqinë…


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të udhëtojë muajin e ardhshëm për në Ukrainë, Marok dhe Turqi.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se turneu i zotit Biden do të nisë më 17 nëntor.

Ai planifikon të udhëheqë delegacionin amerikan në Samitin Global për Ndërmarrësi, i cili këtë vit mbahet në Marrakesh të Marokut.

Biden po ashtu planifikon të ndalojë në Turqi, ku do të takojë presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë turq.

Marrëdhëniet SHBA-Turqi janë tendosur kohëve të fundit, pasi Uashingtoni ka nxitur Ankaranë të bëjë më shumë për të luftuar militantët e Shtetit Islamik në Sirinë fqinje.

Biden do të takojë në Kiev edhe presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

XS
SM
MD
LG