Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë bisedimet për koalicionin në Ukrainë


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Në Ukrainë vazhdojnë sot bisedimet midis partive pro-perëndimore, të cilat, sipas rezultateve preliminare, kanë fituar zgjedhjet parlamentare.

Presidenti Petro Poroshenko ka mbajtur të hënën rrethin e parë të bisedimeve me kryeministrin Arseniy Yatsenyuk dhe me kryetarin e qytetit Lviv, Andriy Sadovyi.

Me më shumë se 70 për qind të votave të numëruara, blloku i Poroshenkos dhe partia e Yatsenyukut kanë marrë mbi 21 për qind të votave secila, ndërsa partia e Sadovyit ka dalë e treta me 13 për qind.

Zgjedhjet në Ukrainë janë lavdëruar nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Ato janë zhvilluar pas një viti të trazirave politike, pas disa muajve luftë kundër separatistëve pro-rusë në lindje dhe pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

XS
SM
MD
LG