Ndërlidhjet

Virusi Ebola: SHBA kundër izolimit


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara do të monitorojnë në mënyrë aktive punonjësit shëndetësorë, të cilët kanë trajtuar pacientë me Ebola në Afrikën Perëndimore.

Udhëzimet e përditësuara kërkojnë që shumica e tyre të kontrollohen për simptoma për 21 ditë, por nuk do të vihen në karantinë ose izolim.

Njoftimi vjen pasi një infermiere, e cila është ankuar për karantinën në Nju Xhërsi, është lejuar të kthehet në shtëpi.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dënuar masat e izolimit.

Ebola ka vrarë afro 5,000 njerëz në Afrikën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG