Ndërlidhjet

AGK thërret protestë kundër dhunës ndaj gazetarëve


Prishtinë - foto arkivi

Prishtinë - foto arkivi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka ftuar të gjithë gazetarët, përfaqësuesit e medieve, të shoqërisë civile dhe qytetarët që të protestojnë sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

"Qëllimi i organizimit të kësaj proteste është sensibilizimi i opinionit me dhunën në rritje ndaj gazetarëve, sidomos pas rastit të fundit të therrjes me thikë të kolegut Milot Hasimja", thuhet në njoftim.

AGK po ashtu u bën thirrje organeve të rendit dhe atyre të drejtësisë që të ndërmarrin masa, me qëllim të krijimit të një mjedisi të sigurt për ushtrimin e profesionit të gazetarisë dhe të lirisë së shprehjes.

Hasimja, gazetar i televizionit Klan Kosova, është sulmuar me thikë të hënën në hapësirat e këtij televizioni në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG