Ndërlidhjet

7 të dyshuar, nga paraburgimi në arrest shtëpiak


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata e Apelit ka aprovuar të hënën ankesat e mbrojtësve të 7 personave të dyshuar për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, kundër aktvendimit për caktimin e paraburgimit prej dy muajsh, të datës 17.10.2014.

"Gjykata vendosi që aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të ndryshohet, ashtu që të pandehurve B.R, M.M, F.R, L.R , S.S dhe T.A t’iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe e njëjta t’iu zëvendësohet më atë të arrestit shtëpiak, me kohëzgjatje deri me 17.12.2014", thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjatë qëndrimit në arrest shtëpiak, personat në fjalë nuk kanë të drejtë të largohen nga shtëpitë e tyre, përveç kur kjo është e domosdoshme për plotësimin e nevojave jetësore, ose të kryejnë ndonjë punë, dhe atë me lejen e gjyqtarit të procedurës paraprake.

XS
SM
MD
LG